I pranishëm në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Edi Rama është shprehur se Presidenti rus Vladimir Putin mund të shkaktojë probleme në Ballkan, teksa u ndal të çështja e Kosovës dhe Serbisë duke thënë se është ende pazgjidhur paqja përfundimtare mes këtyre 2 shteteve.
“Gjetja e një ekuilibri mes krizave është sfidë e madhe por këtu hyn në lojë barra e lehtë e të qenit kryeministër shqiptar dhe jo president i Francës se nuk duhet të zgjidhësh problemet e botës.
Dua të them se Ballkani deri tani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Ne kemi dobësitë tona se e dimë që në Ballkan, Rusia ka ndikimin më të madh potencial dhe mund të shkaktojë dëme prej ndasive.
Kemi një çështje të madhe si Serbia dhe Kosova, paqja përfundimtare por është e rëndësishme të shihet se Ballkani është i bashkuar. Ne jemi në drejtimin e duhur. E di që nuk është e lehtë. Për shkak të asaj çka ndodhur vërtet në Ballkanin Perëndimor, ky është po kështu produkt i nxitjes që po jep Franca duke qenë nga njëra anë apo i perceptuar si më skeptik për zgjerimin por dhe më i përfshirë së fundmi në Ballkanin Perëndimor”, tha Rama.
Edicioni i pestë i Forumit të Paqes në Paris ka mbledhur liderë nga mbarë bota, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, bizneseve, bankave zhvillimore për të diskutuar eliminimin e krizave të shumëfishta globale, duke promovuar forcimin e bashkëpunimit dhe multilateralizmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje