Gazeta Si – Aksident tragjik midis dy avionëve gjatë shfaqjes ajrore në Dallas, në Teksas, ku raportohet për të paktën dy të vdekur.
Dy avionë, që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore, u përplasën gjatë fluturimit dhe u rrëzuan në tokë.
Bëhet fjalëë për një Boeing B-17 Flying Fortress dhe një Bell P-63 Kingcobra. Disa video të postuara në Tëitter treguan dy avionët duke u përplasur në ajër përpara se të binin në tokë në shtëllunga tymi të zi. FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit kanë nisur hetimet.
— Giancarlo (@GianKaizen) November 12, 2022
Sipas raporteve të ABC, në bordin e dy avionëve ishin gjithsej gjashtë persona, pesë në B-17 dhe një në P-63.
Kryebashkiaku i Dallasit Eric Johnson e quajti atë një “tragjedi të tmerrshme” teksa shtoi se numri i viktimave nuk është konfirmuar ende.
Bombarduesi B-17 luajti një rol të madh në fitoren e luftës ajrore kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Avioni i dytë, një P-63 Kingcobra, ishte një avion luftarak i përdorur në të njëjtën luftë, por i përdorur në luftime vetëm nga Forcat Ajrore Sovjetike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje