Gazeta Si – Në një operacion të madh policor në Serbi, janë arrestuar një grup prej 17 personash, të cilët akuzohen se po planifikonin të kryenin eliminime fizike të liderëve serb, përfshirë dhe atë të presidentit Aleksandar Vuçiç.
Mediat shkruajnë se ky ishte një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, BIA Prokurorisë për Krimin e Organizuar.
Sipas mediave, operacionin e arrestimit e udhëhoqi ministri i Punëve të Brendshme Të arrestuarit, sipas policisë kishin planifikuar sulme edhe ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Serbisë.
Shefi i Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, Ninoslav Cmoliç, ka bërë të ditur se ekzistonte gjithashtu një plan për të vrarë presidentin Aleksandar Vuçiç, ndërsa në arrati ndodhen një pjesë e madhe e bandës së “Vraçarit”, të cilët fshihen në Spanjë dhe Republikën Domenikane.
Sipas Prokurorisë, ky grup i organizuar kriminal financohej nga OKG “Kavaçi” dhe kishte për qëllim që të kryente krime në Serbi.
Mësohet se grupi i “Vraçarit” udhëhiqet nga Nikolla Vušović, i njohur si Johnny nga Vraçari.
Lidhur me këtë ngjarje, presidenti Aleksandar Vuçiç nga Parisi është shprehur se këta janë vrasës që kanë vendosur emrin e tij dhe të fëmijëve në listën e vrasjeve.
”Nuk i di të gjitha detajet. Këta persona janë të lidhur me përgatitjet dhe tentativat për vrasje dhe me trafikun e drogës. Disa donin vdekjen time, e disa edhe vdekjen e fëmijëve të mi”, tha Vuçiç nga Parisi sipas “Bota Sot”.
Ai shtoi se ka prova të qarta të mbledhura përmes Sky, se edhe shumë të tjerë ishin në shënjestër të grupit të Nikola Vusoviç.
“Në listë u futën edhe disa persona të tjerë. Tani kemi prova për këtë”, – tha ai. Vuçiç ka theksuar se siguria e tij është më pak e rëndësishme se siguria e njerëzve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje