Bota

Izrael, Netanjahu ngarkohet të formojë qeverinë e re: Do jem kryeministër i të gjithëve

Gazeta Si – Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ia ka besuar detyrën e formimit të qeverisë së re Benjamin Netanjahut.

Në konsultimet e Herzogut me partitë, Netanjahu ka marrë mbështetjen e 64 deputetëve (nga 120 në Knesset, Parlamenti izraelit) të koalicionit të tij të djathtë dhe do të ketë 28 ditë për të formuar ekzekutivin, plus një zgjatje të mundshme edhe për dy javë të tjera.

“Pas kaq shumë zgjedhjesh, populli ka vendosur qartë për një qeveri të udhëhequr nga unë”, tha kryeministri Netanjahu menjëherë pasi pranoi mandatin nga presidenti.

Ai shtoi: “Unë do të bëj gjithçka për një qeveri të qëndrueshme që funksionon në favor të të gjithë banorëve të Izraelit. Nuk është një klishe, por reflekton atë që unë mendoj”.

Duke iu referuar përçarjeve të elektoratit dhe frikës së qendrës së majtë, ai nënvizoi se “të drejtat civile të të gjithë qytetarëve do të mbrohen”.

Pasi më vonë tha se ishte “po aq i emocionuar” sa 26 vjet më parë kur mori vendin e parë të punës, ai shpjegoi se do të veprojë “për sfidat me të cilat përballet Izraeli”.

Ai tregoi temat e përbashkëta për “kuptimet më të gjera: Izraeli, shteti kombëtar i popullit hebre, mbrojtja e të drejtave civile të çdo qytetari, lufta kundër terrorizmit, veprimi kundër Iranit dhe kërcënimit të tij bërthamor, sulmet drejtuar kundër Izraelit, kërkimi i marrëveshjeve të tjera të paqes për t’i dhënë fund konfliktit arabo-izraelit, si kusht për t’i dhënë fund atij me palestinezët”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë