Bota

Shpërthim i fortë në qendër të Stambollit: 6 të vdekur dhe 81 të plagosur. Autore, një grua kamikaze

Gazeta Si – Një shpërthim i fortë në qendër të Stambollit vrau të paktën 6 persona dhe plagosi 81 të tjerë, me dyshimin se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Zëvendës-presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka konfirmaur se autorja e shpërthimit në Stamboll pasditen e të dielës është një grua. Ajo madje është kapur nga kamerat e sigurisë duke vënë një pako pranë rrugës.

“U konstatua se një femër shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në pikën e sulmit. Kemi 81 të plagosur. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejt. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”, tha Oktai.

Shpërthimi ndodhi në pedonalen e qytetit, në rrugën “Istiklal Caddesi” dhe hetuesit po ndjekin pistën e terrorizmit. Ndërkohë, presidenti turk Erdogan e cilësoi atë që ndodhi “një sulm frikacak”.

Rruga ku ndodhi shpërthimi është një nga më të njohurat në Stamboll, e mbushur me bare dhe restorante dhe e populluar nga shumë të huaj.

Ngjarja ndodhi në orën 16:20 me orën lokale, 14:20 në Shqipëri, të dielën e 13 nëntorit. Sipas informacioneve, para shpërthimit,një grua me gjatësi rreth 1.65 u pa duke vendosur një pako.

Kanalet lokale kanë transmetuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një grua të dyshimtë.

Në videot e postuara në rrjetet sociale shihen flakët që i paraprijnë një zhurmë të madhe. Televizioni shtetëror tregoi disa ambulanca dhe automjete policie që po nxitonin në vendin e shpërthimit.

Turqia u godit nga një seri sulmesh midis viteve 2015 dhe 2017, të kryera nga ISIS dhe grupe të tjera terroriste dhe kujtimi i asaj periudhe hedh dyshime see shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një bombë ose një kamikaz.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë