Ne rrjet

Emiratet e Bashkuara Arabe, një qendër e re globale për pastrimin e parave me implikime për Ballkanin

Gjatë viteve 2010, marrëdhëniet ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe disa vendeve të Ballkanit Perëndimor u konsoliduan gjithnjë e më shumë që kur ambasada e parë e Emirateve të Bashkuara Arabe në rajon u hap në Podgoricë (Mali i Zi).

Marrëdhëniet janë nxitur nga një bum investimesh dhe “huash të ëmbla” nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Europën Juglindore.

Duke filluar nga Mali i Zi e më pas duke lëvizur drejt Serbisë dhe në një masë më të vogël, në Bosnje dhe Hercegovinë e të tjera vende të rajonit, Emiratet kanë investuar kryesisht në katër sektorë strategjikë në të cilët pretendojnë të ketë një avantazh ose një interes të veçantë: projektet e ndërtimit (veçanërisht në turizmin e nivelit të lartë), bujqësia (për të garantuar sigurinë ushqimore), linjat ajrore (si pjesë e strategjisë së tyre “super-lidhëse”) dhe mbrojtjes (përfshirë blerjen e armëve).

Ndërsa janë mirëpritur nga qeveritë e rajonit për potencialin e tyre për rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, këto marrëveshje janë dëmtuar nga një sërë polemikash. Veçanërisht shqetësuese janë praktikat jotransparente që i shoqërojnë, si p.sh mungesa e procedurave të përshtatshme të tenderimit.

Njëherë ka ndodhur në Serbi në prill 2016, që në natën e zgjedhjeve, huliganë të maskuar shkatërruan dyqane dhe ndërtesa në një zonë qendrore të Beogradit ku do të ndërtohej “Zhvillimi i Beogradit Ujor” i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndonëse pasuan protesta të mëdha, autorët nuk dolën asnjëherë para drejtësisë.

Ngjashëm me ndikimin të aktorëve të tjerë joperëndimorë, aktiviteti i Emirateve të Bashkuara Arabe në Ballkan mund të jetë ” keqdashës” vetëm për aq sa autoritetet lokale e lejojnë të jetë kështu.

Marrëdhënia personale e lidershipeve politike në Emiratet dhe në Ballkan mbështet karakterin jotransparent të këtyre marrëveshjeve.

Por ka një shtresë tjetër kompleksiteti që del më fuqishëm në plan të parë në vitin 2020: pastrimi i parave. Këtu argumentohet se flukset e paligjshme financiare të ekspozuara kohët e fundit ndërmjet vendeve në zhvillim dhe Dubait duhet të rrisin shqetësimin për rritjen e aktiviteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe në Ballkan.

Marrëdhëniet speciale të Emirateve të Bashkuara Arabe me Perëndimin: “Bërja e një syri qorr”

Profilizimi i Dubait si një Mekë e re për para të dyshimta nuk është një lajm i mirë për antikorrupsionin global dhe bën thirrje për rritjen e mbikëqyrjes perëndimore.

Por mbështetja e tepërt e Perëndimit tek Emiratet e Bashkuara Arabe si një partner gjeostrategjik në Lindjen e Mesme e ndërlikon çështjen.

Siç u shpreh ish-ambasadori amerikan Richard G. Olson: “Dihej mirë se nëse kishte nevojë të bëhej diçka në Lindjen e Mesme, Emiratet do ta bënin këtë.”

 Ish-ambasadori amerikan Richard G. Olson

Në veçanti, princi Mohammad bin Zayed (MbZ), të familjes në pushtet të Abu Dhabit Al Nahyan, thuhet se është bërë një aleat kyç perëndimor në rajon. Por Lidhjet e MbZ shkojnë përtej Perëndimit – dhe arrijnë jashtë në cepa të ndryshme të botës, duke përfshirë Ballkanin. Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç dhe Milo Dukanoviç i Malit të Zi kanë zhvilluar lidhje të forta personale me sundimtarin e Emirateve.

Rreziqet e rritura për Ballkanin

Pra, ndërkohë që problemet që lidhen me fluksin e parave nga Emiratet në Ballkan janë tashmë relativisht të njohura, ekspozimi i Dubait si qendra për flukset e parave të paligjshme hap mundësinë për lloje të tjera, ndoshta edhe më shqetësuese të çështjeve.

Pranë praktikave të biznesit në Ballkan të stilit “no strings attached”, duke përfshirë ligjet e miratuara në favor të investitorëve të Emirateve dhe subvencioneve bujare të qeverisë, rastet e zbuluara të të ardhurave nga korrupsioni që u rrënjosën nga vendet në zhvillim dhe pastroheshin përmes Dubait tani rrisin mundësinë për pastrim parash për operacionet që po kryhen ndërmjet Ballkanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një shembull kryesor i një rasti ballkanik të pastrimit të parave

Një shembull kryesor i një rasti ballkanik të pastrimit të parave përmes kompanive offshore të Emirateve të Bashkuara Arabe është zbuluar nga partneri i Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) KRIK në Serbi.

Një rrjedhje e të dhënave në firmën juridike panameze, Mossack Fonseca, ndihmoi gazetarët serbë të gjurmonin paratë tek një sipërmarrës i diskutueshëm serb, Vladimir Deliç.

Ky biznesmen ishte i përfshirë në vitin 2004 në privatizimin e një kompanie serbe të specializuar në prodhimin e vagonëve hekurudhor, “Bratstvo”. Në operacion u përfshi 30-vjeçari i atëhershëm, yll në rritje në Fondin Serb të Privatizimit, Sinisa Mali dhe babai i tij, Deliç, ku pas privatizimit, kanë nxjerrë 3.7 milionë euro nga kompania në një ndërmarrje në Qipro.

Sinisa Mali u largua nga ai funksion në vitin 2018; por në vend që të largohej fare nga postet publike, ai u bë Ministër i Financave i Serbisë.

Deliç më pas u zhvendos në ishullin e Mesdheut në vitin 2009, por Panama Papers zbulon se biznesmeni kontrovers nuk qëndroi gjatë atje.

Në vitin 2013 ai u zhvendos përsëri, këtë herë në Dubai. Në Emiratet e Bashkuara Arabe ai ngriti dy kompani, njëra prej të cilave ishte gjurmuar në një firmë transporti panameze, Panama Cargo Ltd.

Në mënyrë të përshtatshme, pikërisht në kohën kur  Deliç ishte duke hapur një dyqan në Dubai, Sinisa Mali po negocionte shitjen e linjës ajrore shtetërore të Serbisë te Etihad dhe projektin e ndërtimit të Ujit të Beogradit në Emirate.

Në vitin 2014, Mali u bë kryetar i Bashkisë së Beogradit: një post që ai e mbulonte ende në vitin 2016 kur ndodhi prishja e paligjshme e ndërtesave në Savamala të Beogradit.

I tronditur nga skandalet, Mali u largua nga ai funksion në vitin 2018; por në vend që të largohej fare nga postet publike, ai u bë Ministër i Financave i Serbisë.

Në këtë sfond, akuzat këmbëngulëse të pastrimit të parave përmes projekteve të mëdha ndërtimore si vetë Beogradi Waterfront, filluan të fitonin më shumë peshë.

Derisa të arrihet transparenca e plotë, “thashetheme” të tilla do të jenë të vështira për t’u shmangur. Derisa nuk ka prova përfundimtare të aktiviteteve të pastrimit të parave midis Ballkanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, çështjet e përshkruara më sipër duhet të shërbejnë si këmbana alarmi.

Politikëbërësit dhe aktivistët e shoqërisë civile duhet të jenë të kujdesshëm ndaj kësaj mundësie, e cila rrezikon të jetë një tjetër rrugë përmes së cilës po përjetësohet vështirësia e forcimit të shtetit ligjor në Ballkan.

Burimi: Ace.global integrity/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë