Gazeta Si – Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, viziton këtë të martë për herë të parë Shqipërinë.
Ai do të pritet në Pallatin e Brigadave nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj me një ceremoni zyrtare e cila pritet të fillorë rreth orës 10:30.
Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 presidenti Begaj dhe Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat.
Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje