Gazeta Si – Rusia bombardoi me “rreth 100 raketa” në qytete të ndryshme të Ukrainës këtë të martë, sipas Yurii Ihnat, zëdhënës i komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës.
Të paktën një duzinë qytetesh dhe rrethe u shënjestruan me raketa dhe goditje artilerie sipas mediave ndërkombëtare.
Deri tani flitet për një viktimë në Kiev dhe dhjetëra objekte të shkatërruara.
Vala e sulmeve duket të jetë më e madhja që nga 10 tetori, kur Rusia rriti fushatën e saj për të shkatërruar infrastrukturën e energjisë elektrike, ujit dhe gazit në të gjithë Ukrainën.
Herman Halushchenko, Ministri ukrainas i Energjisë, konfirmoi se shumica e objektivave të martën ishin objektet energjetike.
Këto sulme vijnë në një kohë që Ukraina ka rifituar një pjesë të territoreve të saj falë kundërofensivës dhe tërheqjes së rusëve.
Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba ka reaguar ashpër, duke thënë se ndërkombëtarët duhet të ndalojnë së propozuari Ukrainës të pranojë ultimatumet ruse.
Ai tha se raketat ruse po vrisnin njerëz dhe po shkatërronin infrastrukturën e Ukrainës. Gjithashtu ai shtoi se kjo luftë mund të ndalet vetëm me forcën e armëve tona dhe me parimet tona
“Ndaloni së propozuari Ukrainës për të pranuar ultimatumet ruse! Raketat ruse po vrasin njerëz dhe po shkatërrojnë infrastrukturën në të gjithë vendin tani. Kjo është ajo që Moska ka për të thënë për bisedimet e paqes. Ky terror mund të ndalet vetëm me forcën e armëve tona dhe me parimet tona”, ka shkruar Kuleba në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje