Politike

LISTA – Primaret në PD, Kryesia miraton emrat vetëm për 26 bashki

Gazeta Si – Partia Demokratike ka miratuar në mbledhjen e Kryesisë së saj emrat e kandidaturave për 26 degë për primaret, ndërsa 200 kandidatë konkurrojnë gjithsej për të dalë si kandidatë në 61 bashkitë për zgjedhjet e 14 majit 2023. 

Por kryetarja e Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi bëri publike vetëm emrat e kandidatëve për 26 bashki, ndërkohë  që është në proces miratimi për emrat e tjera.

“Siç edhe ju është bërë me dije, interesi ka qenë i lartë. Janë mbi 200 kandidatura që janë shqyrtuar. KOKOE ka qenë i mbledhur dhe ka punuar me intensitet dhe sot i ka paraqitur kryesisë së PD-së, për të gjithë kandidatët e 26 degëve dhe në ditët në vijim ne do të vazhdojmë të jemi të mbledhur për të paraqitur kryesisë së PD-së për vendimmarrje kandidaturat e degëve që nuk u morën dot sot në shqyrtim”, tha Vokshi.

Tre bashkitë kryesore janë Tirana, Elbasani dhe Durrësi janë mbyllur tashmë dhe emrat mbyllur si proces. Luçiano Boçi është emri i vetëm për Elbasanin.

Ndërsa Tirana ka 7 emra në këto primare: Belind Këlliçi, Gerti Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë si emrat po potencialë. Armand Dervishi, Fatjon Kosta  dhe Igli Cara janë tre emrat për primaret për bashkinë e Durrësit.

Ndërsa Shkodra ka vetëm një emër është ajo e kryebashkiakut Bardh Spahia. Entela Dvorani, Gjergji Gjata dhe Ledina Alolli janë emrat për bashkinë e Korçës. Në Vlorë janë Arta Haluci, Hysni Sharra, Luan Kapaj dhe Nada Dullja.

Elbasan

Luçiano Boçi

Tiranë

Adriana Kalaja

Belind Këlliçi

Enkelejda Fejzo

Fatmir Merkoçi

Gerti Bogdani

Ilir Alimehmeti

Julian Deda

Shkodër

Bardh Spahia

Durrës

Armand Dervishi

Fatjon Kosta

Igli Cara

Librazhd

Agron Mekshi

Arianit Leka

Mereme Zeneli

Ndriçim Lila

Shaqir Kuka

Shefki Çota

Prrenjas

Mehdi Leka

Suzana Topi

Gramsh

Maksim Çekrezi

Kodhel Çala

Peqin

Albert Kurti

Mustafa Pasha

Belsh

Bedri Qypi

Dritan Cani

Berat

Kejdi Spahiu

Sazan Guri

Zia Ismaili

Lushnjë

Eduart Sharka

Erion Kërçuku

Eurion Iljazi

Patos

Ardian Rama

Gazmend Halimi

Sofie Alushaj

Mallakastër

Neim Begaj

Resmi Shanaj

Roskovec

Dhurata Malko

Nazar Plaka

Nerdit Hazizaj

Divjakë

Aurel Malko

Gjergj Janko

Korçë

Entela Dvorani

Gjergji Gjata

Ledina Alolli

Maliq

Alfred Berberi

Alfred Gega

Kukës

Admir Sinamati

Tropojë

Besnik Dushaj

Feride Rrahmanaj

Mimoza Hajdarmataj

Jordan Memia

Xheme Nezaj

Has

Bledar Lushi

Miftar Dauti

Nazmie Laçi

Vlorë

Arta Haluci

Hysni Sharra

Luan Kapaj

Nada Dullja

Selenicë

Bejdo Alliaj

Dhurata Meçorapaj

Jani Dapaj

Klajdi Runaj

Leonard Rakipaj

Sezai Balilaj

Delvinë

Bati Cucuri

Hasan Alizoti

Ilir Mehmeti

Sarandë

Ardit Cikuli

Armand Magllara

Ilir Nikolla

Robert Haxhi

Spiro Vaso

Konispol

Aleksandër Loloshi

Fatmir Shero

Shijak

Agim Rameta

Fatbardh Gjata

Astrit Hoxha

Igner Vora


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë