Gazeta Si – Oriela Nebijaj ka pranuar mandatin e deputetes së PD në Kuvendin e Shqipërisë pas largimit të Grida Dumës, e cila hoqi dorë nga mandati javën e kaluar.
Në një postim në rrjetet sociale, Nebijaj ka publikuar foton e formularit të vetëdeklarimit, të cilin thotë se do ta dorëzojë të mërkurën (nesër, 16 nëntor) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë”, ka shkruar Oriela Nebijaj në rrjetet sociale.
Ne zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Nebijaj siguroi 5.606 vota preferenciale, por nuk i mjaftuan për të thyer herësin dhe për t’u futur në Kuvend.
Nebijaj ishte e 18-ta në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas renditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër. Në bazë të Kodit Zgjedhor, mandati i deputetes zëvendësohet po nga një grua.
Po ashtu, edhe Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi do të lënë mandatin e deputetit në PD: i pari do të garojë në primare për kandidat të opozitës për kryebashkiak të Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa i dyti do të kandddojë për kryebashkiak të Elbasanit.
Ndërkohë, Alfred Rushaj është një tjetër deputet i PD që ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen. Në vend të tij do të futet Petrit Doda. Ky i fundit ishte renditur i 32-i në listë, por u ngjit disa vende më sipër pas rirenditjes bazuar në votat që morën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje