Kandidati i PD-së për primaret që synon të garojë përballë Erion Velijat, Belind Këlliçi ka nxjerrë një video të titruar në shqip ku Veliaj komunikon me Papa Franceskun gjate vizitës që zhvilloi në Vatikan.
Gjatë takimit, Veliaj prezantohet (jo nga ai vetë) por protokolli në gjuhen italiane si personi që i ka organizuar vizitën Papës në Tiranë. Veliaj shihet ne video vetëm duke pohuar atë që e prezanton ne italisht.
Por Erion Veliaj është zgjedhur kryebashkiak për here të parë në korrik të vitit 2015, ndërsa Papa Françesku vizitoi Tiranën në shtator të 2014-ës. Në këtë periudhë, Veliaj ka qenë ministër në qeverinë Rama.
“Ky mashtron edhe Papën!
Prezantohet si kryebashkiaku që priti Papa Françeskun në Tiranë, në shtator 2014. Veliaj e ka marrë detyrën në korrik 2015.
Zyrtarisht mashtrues ndërkombëtar dhe i pafe.
Promovimi i mashtruesve ordinerë në funksione të larta publike ka vrarë shpresat e shumë të rinjve të mirëarsimuar që duan të hyjnë në mjedisin hermetik politik.
Është modeli Veliaj, i dokumentuar në mashtrim me zë dhe figurë, që ka ulur besueshmërinë e shqiptarëve tek përfaqësimi, fjala dhe angazhimi publik…”, shkruan Këlliçi.
Gjatë vizitës në Tiranë në 2014, Papa Françesku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe Ditmir Bushati si ministër i Jashtëm atë kohë, ndërsa iu dorëzua Çelësi i Artë i qytetit të Tiranës nga kryetari i Bashkisë asokohe, Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja.
Papa Françesku zhvilloi një takim edhe me Saimir Tahirin atë kohë ministër i Brëndshëm, ndërsa nuk pati një takim të vecantë mes tij dhe Erion Veliajt që në shtator 2014 mbante detyrën e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje