Nga Gazeta ‘SI’ – Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka publikuar një dokument ku tregohet se kompania “Symphony Invest Limited”, së cilës kryeministri Edi Rama, i ka dhënë statusin “investitor strategjik”, aksionere në Eagle Hills është e regjistruar në Ishujt Kajman. Eagle Hills është kompania nga Emiratet që do të ndërtojë portin e ri të Durrësit.
Alibeaj tha në komisionin për Tregtinë, përballë ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, se ky fakt tregon se porti i Durrësit i është dhënë një kompanie offshore.
Sipas deputetit të PD-së, në Ishujt Kajman janë parajsa fiskale ku ndodh shmangia e taksave dhe mungesa e transparencës.

Alibeaj shtoi se “meraku” i tyre është që mos të ndodhë një situatë si me inceneratorët, referuar dhe ngjarjes së sotme, ku SPAK lëshoi 11 urdhërarreste për të përfshirët në atë të Fierit
Symphony Invest është aksioner i Eagle në 40%, por në dhjetor të vitit të shkuar ajo ka ndërruar emrin në North East Real Estate Holdings Limited.
Balluku e mohoi një fakt të tillë duke thënë se nuk ka asnjë kompani offshore të implikuar dhe se është baltosje e një investitori ndërkombëtar si Mohammad Alabbar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje