Politike

PD: Arrestimet nga SPAK, maskaradë, nuk po merren me thelbin   

Ndryshe nga PL, PD e shikon ndryshe aksionin e fundit të SPAK pas hetimeve për inceneratorin e Fierit.  

“Të 11 emrat, hiq Mirel Mërtirin që është presta nome i Edi Ramës në aferën e inceneratorëve, nuk janë gjë tjetër veçse cironka në detin e zi të hajdutërisë qeveritare. 

Partia Demokratike nuk mund të pajtohet me masakardën që fshehin 11 urdhër – arrestet e SPAK!

Nuk mund të bëjë sikur nuk e sheh ‘lojën e medemekut’, që prokurorët specialë luajnë në kurriz të interesave të publikut.

Shërbëtorët e pallatit, që u listuan sot si të kërkuar, apo u arrestuan disa prej tyre, kanë fajin e pjesëmarrjes në skemë, por nuk janë ata, as skema dhe as hartuesit dhe përfituesit e saj.

SPAK-u e lëvizi bishtin, por jo për të gjetur rrënjët e skemës dhe aferës qindra milionëshe të inceneratorëve, por për t’u marrë me bishtat që kanë tepruar, dënimi i të cilëve ruan kokën e përgjegjësve të vërtetë.

Sa kohë SPAK nuk i shkon në  thelb problemit, publiku mbetet i gënjyer, taksat e tyre të vjedhura, përgjegjësit e pandëshkuar”, tha zëdhënësja e PD, Floriana Garo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë