Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raketa që shpërtheu në Poloni nuk ishte ukrainase.
Komenti i tij vjen pasi Polonia dhe NATO thanë se raketa që kishte goditur vendin mund të ishte e mbrojtjes ajrore ukrainase, por nuk ka asnjë tregues se ishte një sulm i qëllimshëm.
“Analiza jonë paraprake sugjeron se incidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga raketa e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të mbrojtur territorin ukrainas kundër sulmeve me raketa ruse”, tha Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Bruksel.
Por më lejoni të jem i qartë, ky nuk është faji i Ukrainës,” vijoi ai. “Rusia mban përgjegjësinë përfundimtare, pasi ajo vazhdon luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës”
Zelensky shtoi se Ukraina “duhet të ketë akses” në vend, ku dy persona vdiqën dhe katër u plagosën.
Megjithatë, kryeministri polak tha se nuk mund të përjashtojë mendimin se sulmi katër milje nga kufiri ukrainas ishte një provokim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje