Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të rajonalizohen dhe të dalin përtej kufijve lokalë, përndryshe kosto do të jetë më e lartë.
Gjatë konferencës rajonale mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor qe u mbajt në Beograd, Rama tha se ndërveprimi i këtij sektori në nivel rajonal, do të thotë më shumë financime dhe partneritet më të fortë me sektorin privat.
“Kur nisëm Ballkanin e Hapur na duhet të rajonalizojmë tregjet tona e sa i takon energjisë na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt ende mbetemi tregje të vogla dhe ajo cfarë na duhet nëse trajtohet në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më e kushtueshme. Duke vepruar në nviel rajonal për tregun e energjisë, mund të kemi qasje më të lehtë në financime e një partneritet më të fortë në sektorin privat”, – tha kryeministri shqiptar.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç bëri thirrje për diversifikim të sektorit energjetik në rajon, si i vetmi shpëtim afatgjatë përballë krizës që po kalojnë vendet në Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se duhet të ketë sa më shpejt ndërhyrje edhe nga investitorët e jashtëm, për të parandaluar fatkeqësitë.
“Ne do të duhet të ndryshojmë strukturën e sektorit të energjisë, të kemi më shumë burime të rinovueshme dhe jo vetëm. të mbështetemi në qymyrin dhe hidrocentralet, të cilat nuk do t’i bëjmë sot e nesër, por në të ardhmen do të duhet patjetër t’i hedhim në tregun ekonomik, pa qenë çmimet kategori sociale për politikanët. Duhet ta bëjmë sa më shpejt, përndryshe do të përballemi me një fatkeqësi të vërtetë. Po flasim për diku rreth 16-7 miliardë euro deri në 32-33 miliardë euro që duhet të investojmë në infrastrukturën energjetike”, – tha president serb Vuçiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje