Politike

Debat në Parlament/ Gjiknuri-Shehajt: Idiot, si u bëre i pasur. Deputeti: Qepe hajdut!

Gazeta Si- Është shoqëruar me debate të ashpra seanca maratonë e Kuvendit ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.
Përplasja më e fundit ndodhi ndërmjet sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri dhe deputeti demokrat Agron Shehaj. Shkaku u bënë akuzat e opozitës për projektin e portit të Durrësit.
“Në portin e Durrësit ishte Emar, por në vend të tij shkoi në ishujt Kajman, porti njësoj si inceneratorët, na thatë Emar, por pastaj Alabar, fillimisht me një ofshore, dhe pastaj i thirrët mendjes. Mërtirin tashmë e dinë që ishte një kukull, edhe Alabar është i tillë se përfituesit e vërtetë janë këtu, ju keni kapur çdo pushtet, prandaj nuk i trembeni askujt, i keni bërë llogaritë gabim, mund t’ju duket një moment i zymtë, por s’do dorëzohemi përballë së keqes”, tha Shehaj.
Ndërsa Gjiknuri iu drejtua me ironi Shehajt duke i thënë ndër të tjera: “Ti sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamje dhe budallallëqet që thua. Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar. Me trego sekretin sesi një budalla mund të behet i pasur? Se do i jepje shpresa miliona njerëzve”.
Por Shehaj ka replikuar, se “Gjiknuri është hajdut”. “Je hajdut që di vetëm të shash. Je i poshtër. Të ka dalë boja, je një copë hajduti. Ti kontrollon drejtësinë bashkë me Ramën. Hajdut. Qepe. Kam punuar, ti nuk e di se çdo të thotë të punosh”, replikoi Shehaj. Ndërsa numri dy i PS-së, iu përgjigj që të shkonte në gjyq për akuzat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë