Politike

Yuri Kim: Në Shqipëri ka mundësi. Do ketë më shumë investime pasi të pastrohen gjykatat

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka folur për rëndësinë e investimeve amerikane në Shqipëri. E pranishme në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kim deklaroi se Shqipëria ka ende shumë mundësi për të ofruar.

Sipas saj, akoma më shumë investitorë amerikanë do të vijnë të investojnë në Shqipëri, por sëpari duhet që të pastrohen gjykatat dhe të zbatohen rregullat.

“Biznesi dhe shoqëria shqiptare kanë rëndësi. Globalizimi ka sjellë përfitime për SHBA-në. Investimet e SHBA-së në Shqipëri janë më lartë se asnjëherë më pare dhe ne synojmë më lartë”, tha Kim duke shtuar se ka aq shumë talent dhe mundësi që nuk është prekur ende në vend. “Diçka është duke ndodhur. Në vendet e tjera ku kam shërbyer, mund të ndjesh kur diçka po ndodhte. Mendoj që tanimë për shkak të ndikimit në ekonomitë tona dhe që ka buruar nga ajo që po bëjnë rusët, ka pak shkurajim”.

Kim tha se në bazë të përvojës së saj, diçka po ndodh në ajër në Shqipëri duke thënë se “këtu ka mundësi. Nëse nuk do e ndjenit këtu, nuk do të ishit këtu. Kur gjykatat të jenë të pastra, do kemi investime amerikane në Shqipëri. Kur investitorët të kuptojnë që rregullat zbatohen njësoj për të gjithë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë