Politike

Gara në PD për mandatin e Olta Xhaçkës, Agron Shehaj dhe Gazmend Bardhi, kush e çon i pari në Kushtetuese (firmat për secilën padi dhe pasaktësia)

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, tha të premten se kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Olta Xhaçkës. Megjithatë në dokumentin e publikuar nga zyra e PD, vihet re se vendimi i Kuvendit që i çohet Kushtetueses për rastin Xhaçka nuk është i saktë. Ndryshe nga padia e Gazment Bardhit që e ka çuar më vonë.

“Pasi e zvarriti pa fund, një ditë më parë, mazhoranca bllokoi në parlament dërgimin në gjykatën Kushtetuese të kërkesës për shqyrtimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën për mandatin e zonjës Olta Xhaçka.

Me këtë votim të turpshëm, mazhoranca e shndërroi Parlamentin edhe një here tjetër në një mburojë për korrupsionin e qeveritarëve të saj.

Padia e Agron Shehajt

Ky është një akt shumë i rëndë.  

Por Partia Demokratike është e vendosur që t’i shkojë deri në fund betejës me korrupsionin galopant dhe abuzimet e pafundme të kësaj qeverie. Ndaj në emër të Partisë Demokratike sapo dorëzova në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të djeshëm të Kuvendit si dhe atë për konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të zonjës Xhaçka”, tha Shehaj.

Sipas tij, Xhaçka nuk mund të jetë njëkohësisht edhe ministre e jashtme edhe investitore strategjike.

“Nuk mund të jetë edhe deputete edhe pronare e plazhit publik. Ndaj i takon Gjykatës Kushtetuese të marrë vendimin formal, të asaj që ligji e dhe Kushtetuta e diktojnë fare qartë”, tha ai.

Por pak minuta pas Shehajt, në Kushtetuese u drejtua edhe Gazmend Bardhi, deputeti tjetër i PD, por i grupimit “Alibeaj”.

“Deklarimin si të papajtueshëm me kushtetutën të vendimit të datës 17 11 2022 për mos miratimin e raportit të pakicës në këshillin e mandateve për kërkesën mbi ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Deklarimin si të papajtueshëm me kushtetutën të vendimit të datës 17 11 2022 për miratimin e raportit të mazhorancës për kërkesën mbi ndjekjen e procedurës parlamentare për mbarimin e mandatit të deputetes Xhaçka”.

Bardhi tha se “Shqipëria është rasti unik në botë ku ministri për Evropën e Punët e Jashtme, deputetja Xhaçka gëzon dhe statusin e investitorit strategjik mbi bazën e një ligji të miratuar prej saj e bashkëshorttit të saj kur ai ishte deputet.

“Me vendim të eprorit të saj Rama ministrja Xhaçka e bashkëshorti i saj kanë përfituar të drejtën për të përdorur pronë publike në bregdet dhe të drejtën për reduktimin e tvsh për aktivitetin e tyre tregtar në fushën e hoteleri turizmit.

Grupi parlamenar i PD i kërkon GJK të marrë në shqyrtim pa vonesë kërkesën e depozituar sot në mëngjes dhe të garantojë zbatimin e këtij ndalimi kushtetues pavarësisht se bëhet fjalë për ministër të rëndësishëm e njeri shumë të afërt të kryeministrit Rama” tha Bardhi. Interesante jane edhe firmat ku Agron Shehaj ka mbledhur 28 për padinë (perfshi edhe dy nga grupi “Alibeaj”) ndërsa Gazment Bardhi 14 (ku nuk shihet as firma e Alibeajt).

Firmat e padisë së Agron Shehajt  

Agron Shehaj

Oerd Bylykbashi

Edmond Spaho

Elda Hoti

Xhelal Mziu

Belind Kelliçi

Albana Vokshi

Edi Paloka

Luciano Boçi

Sali Berisha

Luan Baçi

Lindita Metiaj

Isuf Cela

Kasem Mahmutaj

Gerta Bardeli

Flamur Noka

Bledjon Nallbati

Ina Zhupa

Tritan Shehu

Ervin Salianji

Kreshnik Çollaku

Petrit Vasili

Erisa Xhixho

Dashamir Shehi

Monika Kryemadhi

Emilja Koliqi

Ramadan Lika

Firmat e padisë së Gazment Bardhit

Gazment Bardhi

Merita Bakiu

Lefter Geshtenja

Zheni Gjergji

Ferdinand Xhaferraj

Arbi Agalliu

Orjola Pampuri

Jorida Tabaku

Saimir Korreshi

Flamur Hoxha

Emilja Koliqi

Ilda Dhori

Dashnor Sula

Seladin Jakupllari


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë