Gazeta Si – Për vrasjen e Jamal Khashogit, princi saudit Mohammed bin Salman, i konsideruar si nxitës i ngjarjes, do të ketë imunitet në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, në padinë e ngritur kundër tij nga e dashura e gazetarit.
Lajmi u raportua nga CNN, duke shpjeguar se kërkesa është bërë nga avokatët e Departamentit të Drejtësisë me kërkesë të Departamentit të Shtetit.
Bin Salman u emërua së fundmi kryeministër saudit dhe, për rrjedhojë, ka të drejtën e imunitetit si kreu i qeverisë së huaj.
Khashogi u vra dhe trupi i tij u copëtua në konsullatën saudite në Stamboll në vitin 2018.
Kërkesa u depozitua pak përpara afatit të caktuar nga gjykata për të lejuar Departamentin e Drejtësisë të shprehte mendimin e tij në sallën e gjyqit për çështjen e imunitetit dhe për argumentet e tjera të përdorura nga princi për të marrë pushimin e gjyqit.
“Mohammed bin Salman, kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, është kreu aktual i qeverisë dhe, për rrjedhojë, është i imunizuar nga kjo padi”, thuhet në dokumentin, i cili e cilëson vrasjen si “të tmerrshme”.
Hatice Cengiz, e dashura e Kashogit dhe organizata e të drejtave të njeriut me bazë në Uashington, e themeluar nga gazetari i vrarë disident, “Daën”, fillimisht ngritën një padi kundër bin Salman dhe 28 të tjerëve në tetor 2020 në Gjykatën Federale të Qarkut në Uashington, duke deklaruar se vrasësit “rrëmbyen, lidhën, droguan, torturuan dhe vranë” Kashogin në konsullatën saudite në Stamboll. Trupi më pas u copëtua dhe mbetjet nuk u gjetën kurrë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje