Bota

SHBA, Trump do të hetohet nga ish-prokurori kundër krimeve të luftës në Kosovë

Gazeta Si – Në SHBA, një prokuror special, Jack Smith, do të mbikëqyrë dy hetimet federale që po zhvillohen për ish-presidentin Donald Trump: atë për dokumentet e klasifikuara të mbajtura në rezidencën e tij në Mar-a-Lago dhe për sulmin në Kapitol Hill në 6 janar 2021.

Kështu vendosi Ministrja e Drejtësisë, Merrick Garland, duke emëruar një figurë të kualifikuar me përvojë në gjykimet e krimeve të luftës. Një nismë “politike” dhe “e padrejtë” komentoi manjati.

Zgjedhja ra mbi Jack Smith, i emëruar në vitin 2018 si kryeprokuror i Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, ku ai hetoi krimet e luftës në Kosovë.

I diplomuar në Harvard, politikisht i pavarur, është një veteran i Departamentit të Drejtësisë, ku ai drejtoi seksionin e integritetit publik dhe shërbeu si avokat shtetëror dhe federal në Nju Jork dhe Tenesi.

Nuk do të jetë hera e parë që prokurori duhet të gjykojë detyrën e një republikani të shquar, në të kaluarën ai përfaqësoi prokurorinë në rastet e guvernatorit të atëhershëm të Virxhinias, Bob McDonnell dhe kongresmenit Rick Renzi.

Në një intervistë për “Fox”, ish-presidenti amerikan e quajti “politike” dhe “të padrejtë” zgjedhjen për të emëruar një prokurori special.

“Nuk është e pranueshme. Është kaq e padrejtë. Është kaq politike”, tha ai. Më pas ai shtoi se është një “shpërdorim i jashtëzakonshëm” dhe “shpërdorim i tmerrshëm i pushtetit”, “i fundit në një seri të gjatë gjuetie shtrigash që filloi shumë kohë më parë”.

Departamenti i Drejtësisë, sipas Trump, po “përdoret si instrument lufte”. Duke folur nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, Trump pyeti se pse nuk u caktua një prokuror special për të hetuar Hunter Biden, djalin e presidentit, i cili sipas tij “merrte para nga vendet e huaja”.

Prokurori special do të nisë punën “menjëherë”, duke gëzuar autonominë e tij, edhe nëse në fund do të mbetet nën kontrollin e ministrit të Drejtësisë, i cili është përgjegjës për marrjen e vendimit përfundimtar.

“Bazuar në zhvillimet e fundit, duke përfshirë njoftimin e ish-presidentit se ai do të kandidojë përsëri në zgjedhjet e ardhshme dhe synimin e deklaruar të presidentit aktual për të kandiduar gjithashtu, kam arritur në përfundimin se është në interesin publik të emërohet një prokuror special”, shpjegoi Garland në një konferencë për shtyp, tre ditë pas njoftimit të Trump.

“Ky emërim nënvizon përkushtimin e departamentit për pavarësinë dhe përgjegjshmërinë veçanërisht në çështjet e ndjeshme”, – shtoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë