Politike

A do protestohet para kryeministrisë më 6 dhjetor? PD nuk e ka vendosur ende  

Ndryshe nga protestat e tjera, kur Sali Berisha e ka të qartë vendin e simbolikës, para kryeministrisë, kësaj here i pyetur nga media, ai nuk tha se ku do të mbahet tubimi në datën 6 dhjetor, ditën kur Europa zbarkon në Tiranë.

“Do përcaktohet se ku do të mbahet protesta”.

Por shtoi se tubimi do të jetë europian.  

“Është një qëndrim kryekëput pro europian, një qëndrim që synon t’i thotë Europës së krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërroi shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende nën Vietnamin komunist për indeksin e zbatimit të ligjit.

Pra, të rikujtojmë ne që ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar, që do të mbushë sheshet e rrugët, nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve demokratike evropiane dhe të ëndërrës evropiane të shqiptarëve”, tha Berisha .


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë