Politike

Braçe i kërkon qeverisë 1 mld lekë për familjet bujqësore: Paratë janë në buxhet  

Deputeti i PS-së, Erion Braçe i ka kërkuar grupit parlamentar të PS të miratojë buxhet shtesë për familjet bujqësore.

“Sapo i kërkova grupit parlamentar të Partisë Socialiste mbështetje për:  

1. 1 miliard lekë nga mosrealizimet e këtij viti për të paguar:

• Mbi 11 mije familje bujqësore që ende nuk e kanë marrë naftën falas;

• Mbi 3 mije familje blegtorale që kanë plotësuar kriteret-kushtet e vendosura për mbështetjen për lopët dhe bagëtitë e tjera.

2. 1 miliard lekë plus në buxhetin e vitit te ardhshëm për skemat e mbështetjes të drejtpërdrejtë për bujqit, blegtorët dhe skemën e naftës falas.

Paratë janë në buxhet;

Gjithçka bëhet duke respektuar tavanet buxhetore, pa cënuar deficitin”, shkruan Braçe


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë