Duke ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve në Shkodër, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se pasojat kanë ardhur pasi Rama sipas tij “nuk ndal vjedhjen me energjinë”. Ai ka kundërshtuar versionin e Ramës lidhur me blerjen e energjisë pak ditë më parë.
“E kam ndjekur me shumë shqetësim dhe vëmendje zhvillimet dramatike…
Këto reshje kanë qenë tërësisht dhe plotësisht të parashikuara, qoftë nga Instituti i Gjeoshkencave, që ua ka dorëzuar në zyra këtyre qeveritarëve, që vjedhja ua ka verbuar sytë dhe mendjen, por për hir të së vërtetës, një njoftim jashtëzakonisht serioz ka bërë stacioni meteorologjik italian, që në mënyrë specifike ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytjet në alpet e veriut.
Por të gjitha këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën dhe Belinda Balukun se ata e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur.
Tani del e thotë që e bëra për të shtuar rezervat, ndërkohë që të gjithë të dhënat tregonin se do të kishte reshje ekstreme, por i kishte sytë te paratë që do vidhnin, që i kishin prokuruar për të blerë 10 milionë euro energji elektrike, nga të cilat së paku 5 milionë i fusin në xhep.
Tani që ka plasur skandali, përpiqen që të mashtrojnë dhe të justifikojnë. E vërteta është se nuk donin të ndalonin vjedhjen”, tha Berisha. Kryetari i PD akuzoi gjithashtu KESH-in.
“KESH kreu krim, nuk njoftoi që po hapte turbinat
Nga mbrëmë deri para pak, kanë derdhur 2 mijë metra kub. 1400 a më shumë me turbina.
Prandaj kanë bërë këtë përmbytjet ata me këto shkarkime kriminale.
Kriminale se ishte e parandaluar.
Kur kanë kryer krimin, nuk kanë njoftuar kryetarin e Bashkisë, nuk ju kanë njoftuar juve.
Ata duhej të njoftonin disa orë përpara. Ata kanë hapur portat dhe turbinat dhe kanë përmbytur brenda gjysmë ore në mënyrë të rrufeshme zonën.
Në një kohë kur kryetari i Bashkisë që dje kërkoi që KESH të njoftonte për çdo lëvizje.
KESH duhej të njoftonte, ata e kanë detyrim që të njoftonin. E kanë detyrim ligjor.
Por ata donin të vidhnin me importin e energjinë. Donin të vidhnin 10 milionë euro në katër ditë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje