Gazeta Si – Banorët e qytetit Sianjur në Java-n perëndimore të Indonezisë, po përjetojnë orë dramatike pas tërmetit që goditi vendin një ditë më parë.
Numri i të viktimave u rrit këtë të martë në 252 persona, tha qeveria lokale në një postim në Instagram.
Sipas autoriteteve lokale, 31 persona janë ende të zhdukur dhe 377 janë plagosur, ndërsa 7060 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Tërmeti, i fuqishëm rreth 75 km (45 milje) larg në kryeqytetin Xhakarta, dëmtoi të paktën 2200 shtëpi. Rreth 13,000 njerëz u dërguan në strehimoret e evakuimit, sipas guvernatorit.
Ndërkohë, qeveria e Indonezisë ka vendosur të kompensojë familjet e të gjitha viktimave që u vranë në tërmetin e 21 nëntorit.
Presidenti indonezian, Joko Ëidodo, vizitoi epiqendrën e tërmetit në perëndim të ishullit Java, më 22 nëntor, dhe urdhëroi punonjësit e shpëtimit që të vazhdojnë punën për të shpëtuar njerëzit e bllokuar.
Mbështetur në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit, një zonë aktive sizmike ku takohen pllaka të ndryshme në koren e tokës, Indonezia ka një histori tërmetesh shkatërruese dhe shpërthime vullkanike.
Ndërsa në vitin 2018, ky vend përveç tërmetit u godit edhe nga cunami, ku mbetën të vdekur mbi 220 persona.
Cunami i vitit 2004, i shkaktuar nga një tërmet pranë ishullit indonezian të Sumatrës, vrau 226.000 njerëz në gjithë Oqeanin Indian, përfshirë mbi 120.000 në Indonezi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje