Bota

Video/ Zjarri i merr jetën 38 personave në një fabrikë në Kinën qendrore

Gazeta Si – Të hënën në Anyang, në provincën kineze Henan, 38 persona humbën jetën nga zjarri në një kompani që përpunon kimikate dhe mallra të tjera industriale.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë asnjë informacion se çfarë e shkaktoi zjarrin, por kanë bërë të ditur se jnë arrestuar disa persona si të dyshuar për ngjarjen.

Kompania në fjalë është Kaixinda Trading Co, e përshkruar si e specializuar në fushën e kimikateve.

U deshën tre orë e gjysmë për të shuar plotësisht zjarrin, i cili filloi rreth katër e gjysmë pasdite (në Itali ishte mëngjes).

Më shumë se 200 punonjës të kërkim-shpëtimit dhe 60 zjarrfikës u vendosën në vendngjarje, sipas mediave shtetërore.

Administrata komunale dhe njësitë e furnizimit me energji elektrike shkuan në vendin e ngjarjes në të njëjtën kohë për të shpëtuar njerëzit.

Kina ka parë një sërë aksidentesh në vitet e fundit që kanë lënë shumë të vdekur, duke ngritur shqetësime për sigurinë publike.

Në vitin 2015, të paktën 173 njerëz humbën jetën pas një sërë shpërthimesh në një magazinë kimike në qytetin portual verior të Tianjin. 

Tetorin e kaluar, të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant në qytetin verilindor të Shenyang.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë