Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndan të njëjtin qëndrim me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, se në zonat e përmbytura duhet të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore.
“Kjo situatë tregon se qeveria ka qenë inekzistente dhe veprimet tepër të vonuara, pasi situata kishte dalë nga kontrolli. Më e rënda është se KESH e bleu energjinë më shtrenjtë kur dihej se do kishte reshje dhe e shet shumë më lirë se në bursë në këto momente. Dështoi projekti i satelitit që u paguan 1.5 mln euro për të parashikuar me saktësi motin. Është e qartë se kjo situatë rrezikon të përkeqësohet me masat e improvizuara, reshje të tjera priten dhe është e domosdoshme shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duhet të shpallet menjëherë, pasi kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore të shkaktuar nga keqmenaxhimi i kaskadave nga shteti, i cili duhet të dëmshpërblejë qytetarët”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje