Gazeta Si – Në Twitter tashmë është quajtur “shalli i skandalit”. Është ai që kryeministri hungarez Viktor Orbán veshi një ditë më parë gjatë miqësores së futbollit kundër Greqisë, duke paraqitur një hartë të asaj që quhej “Hungaria e Madhe”.
Kjo hartë përfshin territoret aktuale të Austrisë, Sllovakisë, Rumanisë, Kroacisë, Serbisë dhe Ukrainës.
“Hungaria e Madhe” i referohet kufijve të Mbretërisë së Hungarisë deri në vitin 1918 dhe tokave të humbura pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Një gjest jo shumë i vlerësuar nga fqinjët ukrainas. Qeveria e Kievit ka njoftuar se do të thërrasë në një notë proteste ambasadorin hungarez.
Hungarian Prime Minister Viktor Orban appeared in public with a scarf depicting a map of "Greater Hungary".
— NEXTA (@nexta_tv) November 22, 2022
This map includes the current territories of Austria, Slovakia, Romania, Croatia, Serbia and Ukraine. pic.twitter.com/QCYErb5tx0
“Promovimi i ideve revizioniste në Hungari nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve ukrainaso-hungareze. Ambasadori hungarez do të jetë i ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila do të informohet për papranueshmërinë e aktit të Viktor Orban. Ne presim një falje zyrtare nga pala hungareze dhe një përgënjeshtrim të shkeljeve të integritetit territorial të Ukrainës”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oleg Nikolenko.
Edhe eurodeputeti rumun Alin Mituta foli për “sjellje të papërgjegjshme” nga ana e Orbanit. Po ashtu, edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç ka reaguar lidhur me këtë çështje.
“Nuk kam kohë të merrem me këto shaka. Por për sa i përket dëshirave territoriale për territorin kroat nga kushdo, përfshirë Hungarinë, këto të fundit janë absolutisht të papranueshme”, është shprehur Plenkoviç.
Kjo nuk është hera e parë që lideri hungarez shkakton zemërim pasi në intervistë të dhënë këtë vit ai akuzoi Kroacinë për “vjedhjen” e detit nga Hungaria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje