Politike

Rama zbret në Durrës: Falë punës së Bashkisë disa zona shpëtuan nga përmbytjet

Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës ku pa nga afër situatën e reshjeve dhe pasojat.

“Në Durrës falë punës së palodhur të kryetares së bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme

Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetëra shtëpi, në rast reshjesh të dendura”, shkruan Rama në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë