Gazeta Si – Dy humbje gjyqësore për Donald Trump. E para ka të bëjë me deklaratat tatimore që ish-presidenti deri më tani është përpjekur të mos i bëjë publike.
Gjykata e Lartë, megjithatë ka vendosur që këto dokumente do të duhet t’i dorëzohen nga Departamenti i Thesarit, Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili është përpjekur të ketë akses në to për katër vjet.
Gjyqi civil i ish-presidentit amerikan dhe fëmijëve të tij për mashtrim tatimor, do të fillojë më 2 tetor 2023, vetëm 13 muaj para zgjedhjeve presidenciale për Shtëpinë e Bardhë.
Duke ngrirë përkohësisht dorëzimin e tyre me një vendim të 1 nëntorit të kaluar, Gjykata i kishte ofruar një fitore të përkohshme ish-presidentit, i cili e përkufizoi hetimin ndaj tij si një “gjueti shtrigash” dhe në fakt u përpoq ta ngadalësonte atë.
Çdo president gjatë 40 viteve të fundit, ka bërë publike taksat përpara se të kandidojë, përveç Trumpit.
Në fund, gjyqtarët, kryesisht konservatorë dhe tre prej të cilëve u zgjodhën nga vetë Trump, vendosën që deklaratat e tij tatimore nga viti 2013, në 2018 duhet të dorëzohen.
Tani fillon një numërim mbrapsht: komisioni “Mënyra dhe mjete” (i cili merret me përdorimin e fondeve të Dhomës së Përfaqësuesve), ka në fakt kohë deri më 3 janar për të shqyrtuar dosjet, të cilat do t’i marrë të hënën e ardhshme, pas së cilës Dhoma e re me shumicë republikane e sapo zgjedhur në zgjedhjet afatmesme, do të marrë detyrën dhe sigurisht që do ta mbyllë çështjen.
Gjashtë javë, plot pushime, ndoshta jo të mjaftueshme. Por edhe nëse nuk arrijnë të përfundojnë hetimin, demokratët tani mund të bëjnë publike informacionin tatimor të Trumpit.
Është një vendim që i takon kryetarit të Komisionit dhe sipas shumëkujt është arsyeja e vërtetë e kërkesës.
Humbja e dytë për Trump, vjen nga një Gjykatë Apeli në Atlanta, e cila duhej të vendoste për shkeljen e pretenduar të të drejtave të tij nga Departamenti i Drejtësisë, kur dokumentet top-sekret që ai kishte marrë nga Shtëpia e Bardhë dhe i kishte çuar në Florida, u kërkuan.
Të tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit (tre republikanë, dy prej të cilëve u emëruan nga vetë Trump), dukeshin të prirur për të refuzuar vendimin e gjyqtares Aileen Cannon, e cila në shtator kishte pranuar kërkesën e saj për të caktuar një avokat special të pavarur (mjeshtër special) për shqyrtimin e konfiskimin.
Gjyqtarët e Apelit refuzuan gjithashtu përdorimin e fjalës bastisje nga avokatët e ish-presidentit dhe theksuan se nuk është faji i autoriteteve që i janë marrë dokumentet personale të tij, pasi ishte ai që i ngatërroi me ato të marra në Shtëpinë e Bardhë.
Trump, i cili do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë për vitin 2024, është përfshirë në hetime të shumta. Ja çfarë pritet në javët në vijim:
– Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ka caktuar një prokuror special, Jack Smith, për të mbikëqyrur hetimin mbi dokumentet e sekuestruara në Mar-a-Lago, si dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020-ës dhe të tregojë nëse ai beson se një akuzë është legjitime e ish presidenti.
– Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve më 6 janar përgatitet të nxjerrë një raport përfundimtar, me një mijë transkripte të dëshmive që mund të përmbajnë prova të reja.
– Perandoria e Trump është nën hetim nga zyra e prokurorit të Nju Jorkut.
– Një prokuror nga qarku i Atlantës po shqyrton një përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në shtetin e Xhorxhias, duke thirrur për të dëshmuar aleatët e ish-presidentit.
Nuk është hera e parë që Trump është në telashe të ngjashme: pas dy shkarkimeve dhe një hetimi nga prokurori special Robert Mueller në 2017, është e qartë se ai është mësuar t’i kthejë sulmet kundër tij në mjete për të mobilizuar bazën e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje