Bota

Ndërprerje të mëdha të energjisë në Ukrainë dhe Moldavi. PE: Rusia, shtet terrorist

Gazeta Si – Qyteti perëndimor i Lvivit ka mbetur pa energji elektrike, pas sulmeve të njëpasnjëshme ruse që janë raportuar në disa qytete, përfshirë kryeqytetin Kievin.

Shteti fqinj, Moldavia, ka raportuar po ashtu ndërprerje të energjisë, ndonëse nuk është goditur drejtpërdrejt.

Kryetari i Lvivit u ka bërë thirrje banorëve që të gjejnë vende strehimi, derisa zyrtarët e rajonit të Kievit kanë thënë se janë dëmtuar shtëpi dhe infrastrukturë kritike.

Rusia ka shtuar së fundi sulmet ndaj rrjetit ukrainas të energjisë.

Zëvendëskryeministri moldav, Andrei Spinu, ka thënë që më shumë se gjysma e Moldavisë ka mbetur pa rrymë.

“Ndërprerje të mëdha të energisë në Moldavi, pas sulmeve të sotme ruse në infrastrukturën ukrainase të energjisë”, ka thënë ai.

Besohet që sulmet ruse kanë shkatërruar gjysmën e sistemin ukrainas të energjisë dhe miliona njerëz kanë mbetur pa rrymë, teksa dimri afrohet.

Ndërkohë, përmes një resolute, Parlamenti Europian e ka shpallur Rusinë “shtet terrorist”.

Dokumeenti kaloi me 494 vota pro, 58 kundër dhe 44 abstenime: kështu, pranohet se Moska është një “sponsor i terrorizmit”.

Ndërsa vendet që abstenuan, shpjeguar në një notë se “në Ukrainë është koha për të ngritur tonin e paqes, ndërsa rezoluta e hedhur në votim çon në drejtim të kundërt”.

Politikanët e BE që votuan pro, argumentuan se sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat ​​dhe strehimoret shkelnin ligjin ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë