Politike

‘Idiot, debil’/ Kuvendi përjashton deputetin e PL, Vasili: Nuk jam penduar

Gazeta Si- Deputeti Petrit Vasili është përjashtuar për 5 ditë nga Kuvendi, pasi sipas Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ka fyer kreun e grupit parlamentar socialist, Taluant Ballën.

Përplasja mes tyre nisi në momentin kur po fliste Vasili, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla kërkonte që ta ndërpriste diskutimin.

Në këtë moment Vasili iu drejtua Ballës me fjalë ofenduese: Mos bëj si idiot, na lër ta lexojmë. Edhe Balla nuk është kursyer ndaj Vasilit me ofendime duke e cilësuar si “debil”.

Për këtë ndëshkim ka reaguar Vasili, nw media duke u shprehur se ky Parlament është maskarenjsh.

“Standardi i këtij parlamenti maskarenjsh është që lejon vetëm që të hapet gropa septike e Edi Ramës që lëshon vetëm pisllëk të pafund, qoftë në pikëpamje etike, qoftë në pikëpamje morale dhe politike, por në mënyrë të veçantë etike”, u shpreh Vasili.

Deputeti i PL-së tha se këto janë masat e vetme që mund të marrin pasi janë kapur me “presh në dorë” me aferën e portit të Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë