Bota

Francë, presidenti Macron nën hetim për llogaritë e fushatës elektorale

Gazeta Si – Sipas gazetës “Le Parisien”, presidenti francez Emmanuel Macron është nën hetim për akuzat e “favorizimit” dhe “financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore të 2017”.

Hetimet nga prokurori kombëtar financiar, fokusohen në lidhjet midis shefit të Pallatit Elysee dhe firmës konsulente “McKinsey”.

“Le Parisien” flet për financime të dyshuara të paligjshme në fushatat presidenciale që e çuan atë në Elysee në 2017-ën dhe 2022-ën, si dhe për atribuimin e disa kontratave publike.

Në një shënim, Prokuroria Kombëtare Financiare Franceze (Pnf), nuk e përmend kurrë emrin e Macronit, por njofton se ka hapur dy dosje gjyqësore në fund të tetorit në lidhje me “kushtet e ndërhyrjes së zyrave të konsulencës në fushatat elektorale franceze të 2017 dhe 2022” dhe dyshimet e lidhura me të për “favorizim”. Shënimi u publikua nga zyrat e prokurorit publik, Jean-François Bohnert.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2022, kritikat ndaj Macron ishin shumëfishuar, veçanërisht në lidhje me kontratat e lidhura në pesë vitet e fundit midis shtetit dhe kompanive private të konsulencës si “McKinsey” amerikan.

Më 17 mars, Senati zbuloi se prokurimi i shtetit për këtë lloj firme private konsulence, ishte “më shumë se dyfishuar” midis 2018 dhe 2021, duke arritur një rekord prej më shumë se 1 miliard dollarë në 2021.

McKinsey ishte firma private e konsulencës më e kërkuar nga autoritetet franceze gjatë pandemisë.

Raporti i senatorëve ka ngjallur kritika të ashpra për përdorimin e fondeve publike dhe opozita ka kërkuar një hetim për çdo favorizim ndaj shumëkombëshe amerikane.

Ndërkohë, një hetim nga Le Monde dokumentoi lidhjet midis McKinsey dhe Macron: në veçanti, Karim Tadjeddine, kreu i “sektorit publik” të grupit, Eric Hazan i sektorit dixhital dhe Guillaume de Ranieri dyshohet se morën pjesë joformalisht në fushatën zgjedhore dhe mbrojtjen e 2017).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë