Politike

‘Koha për punë tjetër’ Braçe po mendon largimin nga politika, apo po paralajmëron ndonjë projekt tjetër të qeverisë pas Portit?

Deputeti i PS-së, Erion Brace votoi pro buxhetit për vitin 2023 edhe pse vetë ai kishte rezervat e veta veçanërisht për fondin e kërkuar prej tij për skemat e mbështetjes të drejtpërdrejtë për bujqit, blegtorët dhe skemën e naftës falas. Pikërisht pas votimit, Erion Brace poston një mesazh të pazakontë me shumë nënkuptime.

“Koha për një punë tjetër”, ishte postimi i Braçes.

A po mendon seriozisht Brace për tu larguar nga politika, apo mesazhi i tij ka lidhje me një tjetër projekt madhor të qeverisë pas miratimit në seancën maratonë edhe të Portit të Durrësit?

Vetë Brace nuk ka kthyer përgjigje për asnjë nga aludimet edhe pse veçanërisht largimi nga politika ishte një nga pyetjet që iu drejtua atij edhe në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë