Gazeta Si – Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ndërroi jetë papritur në moshën 64-vjeçare.
Mediat lokale nuk dhanë detaje për shkakun e vdekjes së ministrit, rol që ai e ka që e mbajtur që nga viti 2012, por mund të jetë helmuar.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska ishte “e tronditur nga lajmi tragjik”, duke shtuar se ministria do të shprehte ngushëllimet zyrtare së shpejti.
Vdekja e Makei është e rëndësishme për luftën në Ukrainë për shkak të rolit të Bjellorusisë si aleate dhe bazë e Rusisë për pushtimin ndërkufitar në shkurt.
Ministri i Jashtëm i Kremlinit, Sergei Lavrov, do të zhvillonte një takim me homologun e tij bjellorus të hënën.
Mundësinë për një helmim të mundshëm e artikuloi Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.
“Ka zëra se ai mund të jetë helmuar. Makei konsiderohej një pasardhës i mundshëm i Lukashenkos. Ai ishte një nga të paktët që nuk ishte nën ndikimin rus. Thashethemet thonë se ky mund të jetë një paralajmërim për Lukashenkon” shkruajti ai në Twitter.
Liderja e opozitës në ekzil, Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruse, e përcaktoi Makein si një “tradhtar”.
“Ai e tradhtoi popullin bjellorus dhe mbështeti tiraninë në vitin 2020, kështu do ta kujtojë populli bjellorus”, tha Tsikhanouskaya, duke iu referuar mbështetjes së palëkundur të ministrit të Jashtëm për shtypjen e protestave për rizgjedhjen e diskutueshme të Presidentit Lukashenko.
Lukashenko, raportoi në mënyrë lakonike agjencia bjelloruse Belta, shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e Makei, ndërsa ambasada ruse në Minsk foli për një “humbje të pariparueshme”.
Njoftimi për vdekjen e Makeit vjen në të njëjtën ditë kur mediat ukrainase publikuan pretendimet e një instituti kërkimor amerikan se presidenti rus Putin ka një plan për të kryer një atentat, ose një atentat të rremë, ndaj Lukashenkos për ta frikësuar atë dhe duke e shtyrë atë të ndërhyjë drejtpërdrejtë me trupat e tij përkrah Moskës në Ukrainë.
Një plan që mund të vihet në praktikë në ditët në vijim, sipas Institutit “Robert Lobert Lansing”, i cili e paraqet veten si një organizatë e angazhuar në kërkime që synojnë “përmirësimin e kapacitetit euroatlantik për t’iu kundërvënë operacioneve hibride dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve në zhvillim për të arritur qëllimet strategjike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje