Bota

Video/ Mijëra studentë protestojnë në Pekin dhe Shangai kundër kufizimeve të Covid 19

Gazeta Si – Në Pekin, qindra studentë nga Universiteti Tsinghua morën pjesë në një protestë kundër kufizimeve të qeverisë kundër Covid 19, sipas një dëshmitari që foli për agjencinë e lajmeve AFP.

Disa video të publikuara në rrjetet sociale konfirmojnë demonstratat në Kinë. “Fëmijët filluan të mbanin tabela në hyrje të mensës, më pas u bashkuan gjithnjë e më shumë njerëz. Tani janë gati 300. Kënduam himnin kombëtar dhe bërtitëm ‘liria do të mbizotërojë'”, – tha një student.

Ky është një demonstrim shumë i rrallë kundër rregullave strikte përpara hyrjes kryesore të universitetit, i cili ka formuar klasën sunduese të vendit për dekada të tëra.

I riu tha se një studente filloi duke mbajtur një fletë të bardhë, një gjest që është kthyer në simbolin e protestës kundër censurës në Kinë dhe brenda pak minutash asaj iu bashkuan edhe gra të tjera.

Në internet, videot tregojnë një turmë jashtë kafenesë së universitetit, të mbledhur rreth një të riu duke bërtitur: “Kjo nuk është një jetë normale, mjaft! Jeta jonë nuk ishte kështu më parë!”.

Një video tjetër, me sa duket e filmuar në të njëjtin vend, por e hequr më vonë nga rrjetet sociale, tregon studentët që thërrasin: “Demokracia dhe shteti i së drejtës, liria e shprehjes”.

Pas Pekinit, edhe Shangai doli në rrugë. Qindra njerëz demonstruan në qendër të qytetit, ku protestat kishin shpërthyer tashmë në agim kundër politikës së qeverisë kineze ‘zero Covid’.

Protestuesit mbanin fletë letre dhe lule të bardha, duke qëndruar të heshtur në disa kryqëzime, para se policia të arrinte dhe t’i shpërndante, tha dëshmitari.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë