Ne rrjet

Vdekja e ministrit bjellorus dhe ‘helmimi nga Rusia’, një paralajmërim për Lukashenkon?

Vladimir Makei humbi jetën papritur në Jerevan. Moska u shpreh “e tronditur”. Nga marrëdhëniet me Putinin, te refuzimi për dërgimin e ushtarëve në front ndaj Ukrainës. A rrezikon edhe Lukashenko?

Gazeta Si – Dihet mirë se pozita e Vladimir Putinit në Moskë në fronin e luftës, tani është shumë më e brishtë se përpara pushtimit të Ukrainës nëntë muaj më parë.

Dështimet e ushtrisë së tij kundër vullnetit të vendosur të rezistencës së popullit ukrainas, të shtuara në epërsinë e dukshme të armëve të furnizuara nga NATO, e kanë zhvendosur atë mes kritikave edhe midis aleatëve të tij më të afërt.

Prandaj nuk është e çuditshme që tani, edhe vendet e lidhura me Moskën me traktate të bashkëpunimit ushtarak, kanë dyshime për forcimin e këtyre marrëdhënieve.

Ukraina reziston ushtarakisht dhe ndërkohë krahason “krimet e luftës” të kryera nga rusët, përfshirë sulmet e fundit në infrastrukturën civile, me Holodomorin: urinë e madhe të shkaktuar nga represioni stalinist në fillim të viteve 1930.

Një ditë më parë, 90-vjetori i asaj ngjarjejeje të përkujtuar në Kiev, mblodhi solidaritetin e një pjese të madhe të komunitetit ndërkombëtar.

Dhe pikërisht në këtë kontekst, reagimet e dyshimta që shoqëruan lajmin për vdekjen e papritur të Vladimir Makeit, ministrit të Jashtëm 64-vjeçar të Bjellorusisë, u lidhën me presidentin Aleksandër Lukashenko.

Takimi që nuk do të bëhet

Makei vdiq ndërsa ishte në Jerevan të Armenisë për punën e konferencës së Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, e cila bashkon ish-vendet sovjetike aleate me Rusinë.

Të hënën (28 nëntor), ai duhej të takohej me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Zëdhënësja e Kremlinit Maria Zakharova shprehu menjëherë ngushëllimet e qeverisë së saj (“Jemi të tronditur”).

Ministri dhe “Cari”

Por pikërisht në kontekstualizimin e lajmit, vdekja e ministrit bëhet një lakmus i tensioneve politike dhe ushtarake në kampin rus.

Makei, deri në emërimin e tij si ministër i Jashtëm i Minskut në vitin 2012, kishte qenë shefi i shtabit të Lukashenkos dhe kishte mbështetur besnikërisht aleancën me Putinin.

Megjithatë, me kalimin e viteve, ai ishte përpjekur të hapej me Bashkimin Evropian.

Vetëm në kohën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, kur populli bjellorus dolën në rrugë për të demonstruar kundër manipulimeve dhe për të kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos, Makei mori anën e diktatorit dhe iu lut Putinit të dërgonte ushtarë dhe makina të blinduara për të shuar trazirat.

Kur “Cari” atëherë, në vjeshtën e vitit 2021, i kishte kërkuar Bjellorusisë të garantonte hyrjen e njësive dhe raketave ruse në territorin e saj, Makei kishte interpretuar “dritën jeshile” të Lukashenkos, duke këmbëngulur megjithatë se Minsku nuk do të dërgonte ushtarët e tij.

Dyshimet për helmim

Që atëherë, Putini ka kërkuar që Bjellorusia të hyjë në luftë për të hapur një front të ri përgjatë kufirit polak. Por Lukashenko duket se po reziston.

Mos ndoshta Makei u helmua nga agjentët e Putinit për t’i dërguar një paralajmërim shefit të tij?

Në këtë kuptim, shkon edhe postimi në Tëitter i Anton Gerashechenkos, një këshilltar i njohur i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, i cili ngjall “dyshimet” për helmim, duke nënvizuar se ministri ishte një nga të paktët që mund t’i “rezistonte presionit nga Moska”.

Disa orë para lajmit për vdekjen e tij, mediat ukrainase rifilluan pretendimet e qendrës kërkimore amerikane “Robert Lansing”, sipas së cilës Putin mund të eliminonte ose frikësonte vetë Lukashenkon.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë