Gazeta Si – Aleatët e SHBA-së dhe NATO, kanë filluar të kenë vështirësi në ruajtjen e ritmit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, ku një “ditë lufte, vlen sa 30 në Afganistan”.
Lajmi raportohet nga një hetim i gazetës “New York Times”, e i cila analizon kërkesat e Kievit dhe çfarë mund të garantojnë aleatët.
Dhe pas nëntë muajsh konflikt, përpjekjet konsiderohen të jenë pothuajse në kufi.
Analiza do të duket të jetë një sinjal për vetë Ukrainën, ashtu si presidenti Volodimir Zelenski, u ka bërë thirrje aleatëve për një përpjekje tjetër.
“Një ditë në Ukrainë, – komenton Camille Grand, eksperte e mbrojtjes e Këshillit Evropian dhe ish-asistent i NATO-s për investimet në mbrojtje, – është e barabartë me një muaj ose më shumë në Afganistan”.
Deri më tani, Bashkimi Evropian ka ndarë më shumë se tre miliardë euro për të kompensuar shtetet që kanë ndihmuar Ukrainën, nëntëdhjetë për qind e të cilave tashmë janë ndarë.
Në total, vendet e NATO-s kanë dhënë ndihma prej 40 miliardë dollarësh, që është pothuajse aq sa vetëm Franca ndan çdo vit për mbrojtjen.
Vendet më të vogla pothuajse e kanë shteruar buxhetin e tyre. Më të mëdhatë mbeten, e ndër to përmendet edhe Italia, së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Holandën.
Në të njëjtën kohë, aleatët perëndimorë nuk do të jenë në gjendje t’u përgjigjen të gjitha kërkesave të Kievit.
Problemi më i madh tani është furnizimi me predha artilerie dhe kjo është një betejë e vështirë.
“Nëse doni të rritni kapacitetin e prodhimit, – shpjegon Mark Cancia, një ish-strateg i Shtëpisë së Bardhë, – do t’ju duhet të filloni katër ose pesë vjet më parë për të filluar të shihni rezultate”.
Ka shenja se forcat ruse mund të përgatiten të largohen nga centrali bërthamor i pushtuar i Zaporizhias, sipas gazetës britanike “Guardian”.
“Javët e fundit ne në fakt po marrim informacione se janë shfaqur shenja se ata mund të përgatiten të largohen nga uzina”, tha Petro Kotin, kreu i Energoatom, për televizionin kombëtar.
“Kemi përshtypjen se ata po i paketojnë gjërat dhe po vjedhin gjithçka që munden”, shtoi ai.
Rusia e kapi objektin në mars dhe bombardimet e përsëritura përreth zonës kanë ngjallur frikën për një katastrofë bërthamore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje