Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 nëntor se do t’i ofrojnë 53 milionë dollarë në mbështetje të blerjes së pajisjeve të rrjetit elektrik të Ukrainës, në mënyrë që të ndihmohet Kievi kundër sulmeve ruse që kanë për objektiv infrastrukturën e energjisë.
Sulmet ruse ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës kanë lënë miliona banorë në terr dhe pa ngrohje.
“Këto pajisje do të dërgohen me shpejtësi në Ukrainë për të ndihmuar ukrainasit që ta kalojnë dimrin”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.
Në njoftim po ashtu u tha se paketa e ndihmës do të përfshijë dërgimin e transformatorëve të shpërndarjes së energjisë, ndërprerësve elektrikë dhe pajisjeve të tjera.
Që nga muaji tetor, Rusia ka kryer sulme të mëdha ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës dhe ndaj infrastrukturës së ngrohjes. Kievi, që po përballet me pushtimin rus që nga fundi i shkurtit, i konsideron këto sulme si sulme të qëllimshme ndaj civilëve dhe thotë se janë krime të luftës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje