Rregullat e regjimit komunist kinez i kanë kushtuar një ndeshje pezullim futbollistit brazilian, Diego Tardeli. Pse? Sepse sjellja e tij gjatë këndimit të himnit kombëtar ka pasur impakt negativ. Sigurisht që lojtari nuk e dinte se çfarë pasojash do të kishte ajo që po bënte në mënyrë instiktive.
Tardeli është skualifikuar me një ndeshje pezullim, pasi preku fytyrën në kohën që po këndohej himni kombëtar. Mesfushori brazilian i skuadrës Shandong Luneng me siguri nuk i ka dituar rregullat, por Federata Kineze e Futbollit nuk e ka toleruar. Regjimi komunist kinez ka aprovuar një ligj vitin e kaluar, sipas të cilit dënohen personat që nuk respektojnë himnin kombëtar. Tardeli nuk është i vetmi që është dënuar, por dënimi i tij është bërë çështje, sepse është një person i njohur publikisht.

Futbollisti 33-vjeçar, që më parë ka luajtur me San Paolon, po shihte poshtë dhe po fërkonte fytyrën me dorën e djathtë, ndërkohë që po këndohej himni para ndeshjes kundër Shanghai Sipg. “Sjellja e Tardelit nuk ishte solemne, kur po këndohej himni, duke sjellë kështu një impakt social negativ”, – thuhej në komunikatën e Federatës kineze.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje