Gazeta Si – Në samitin e NATO-s, të mbajtuar më Bukuresht, është miratuar edhe një raport sa i përket rajonit të Ballkanit.
Në këtë ministerial u diskutua mbi mënyrat për forcimin e qëndrueshmërisë, zhvillimin dhe aftësive dhe ruajtjen e pavarësisë politike të aleatëve të NATO-s, të cilët janë më të ekspozuar ndaj kërcënimit nga lindja.

“Nënvizuam se siguria e këtyre vendeve partnere ka një rëndësi të drejtpërdrejtë për NATO-n dhe rikonfirmuam angazhimin tonë për politikën e dyerve të hapura të Aleancës Atlantike. Miratuam edhe Raportin e NATO-s për Ballkanin Perëndimor dhe besojmë se ai thekson siç duhet rëndësinë strategjike të rajonit tonë për Aleancën.
Shqipëria u rikonfirmua edhe në këtë ministerial jo vetëm anëtar i denjë i aleancës, por një faktor kyç në stabilitetin e rajonit dhe mbarë vendeve aleate në këto kohë të trazuara për të gjithë globin”, – tha ministrja Xhaçka pas takimit.
Ministeriali i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zhvillua në Pallatin e Parlamentit të Rumanisë, në Bukuresht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje