Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë në shqyrtim dhënien e mandatit për Oriela Nebijajn dhe Petrit Dodën.
“KQZ ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes civile, që s’ka kthyer përgjigje. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore rezulton se nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. Mandati i Rushajt, i përket Petrit Dodës. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit të Petrit Doda.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka dërguar verifikimet ku rezulton se nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. Mandati i Dumës, i përket Oriela Nebiajt. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit Oriela Nebiaj”, thuhet në vendimin e KQZ
Ori Nebijaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila pak kohë më parë dorëzoi mandatin, duke nisur një karrierë të re në televizion.
Ndërsa Petrit Doda do të futet në Kuvend, pasi Alfred Rushaj hoqi dorë nga mandati i deputetit. Fillimisht u raportua për arsye personale por në një letër të zbuluar më vonë, arsyet nuk ishin aq të tilla, kur përmendte ndër radhë se nuk mundi që të bashkonte dy grupet kundërshtare në PD
Në mbledhje gjithashtu do të shqyrtohet raporti i auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021, nga partitë politike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje