Komunitet

Presidenti Meta “tifoz” i Fiorentinës, fanellë speciale për të në Firence

Klubi i Fiorentinës ka postuar një foto në faqen zyrtare në Tuiter, ku shfaqet Presidentit i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, duke marrë një dhuratë speciale nga Kryebashiaku i qytetit të Firences, Dario Nardela. Kreut të shtetit shqiptar i është dhuruar fanella e Fiorentinës me numrin 1 dhe me mbiemrin e tij “Meta”. Një “tifoz” më shumë për Fiorentinën…

Presidenti Ilir Meta është mjaft i pasionuar pas sportit dhe veçanërisht ndaj futbollit. Shpesh ai shfaqet në stadiumet tona, sidomos kur luan Kombëtarja.

Aktualisht ai ndodhet në në Itali, ku ka marrë pjesë në meshën o organizuar nga Kryeipeshkvi i Firences, Betori, për 90-vjetorin e Kardinalit Troshani.

Postimi i klubit të Fiorentinës pë Presidentin Meta

Në shenjë falënderimi për Kardinalin e Firences, Xhuzepe Betori, kreu i shtetit shqiptar i ka dhuruar atij një mozaik të Shën Nënë Terezës, i cili është punuar nga artisti shqiptar.

Gjithashtu, Meta ka shprehur mirënjohjen për Kardinalin e Firences për kontributin dhe vlerësimin e dhënë ndaj Kardinalit Troshani, por edhe komunitetit shqiptar, i cili jeton në Arkipeshkvinë e tij.

“Në mirënjohje të respektit e përkujdesjes që tregon ndaj Kardinalit tonë Troshani dhe komunitetit shqiptar në Arkipeshkvinë e tij, i dhurova Kardinalit të Firences Xhuzepe Betori një mozaik të Shën Nënë Terezës, të punuar me dashuri nga artist shqiptar”, shkruan Meta në rrjetin social “Facebook”.

Po ashtu, kreu i shtetit është takuar edhe me kryetarin e Bashkisë së Firences dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Firence.

“Kënaqësi që bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Firences, Dario Nardella të bashkëbisedonim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Firence, për rritjen e bashkëpunimit tonë të gjithanshëm në interes të përbashkët”, shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë