Politike

Guido De Sanctis nis detyrën si Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Gazeta Si – Italiani Guido De Sanctis filloi këtë të enjte detyrën e re si Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Ambasadori De Sanctis është diplomat karriere i Ministrisë së Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.

Përpara se të emërohej Kryetar i Prezencës, ai ka qenë zëvendësambasador në ambasadën e Italisë në Moskë.

Nga viti 2013 deri më 2017-ën, ai shërbeu si ambasador i Italisë në Katar dhe nga viti 2011 deri më 2013-ën, si konsull i përgjithshëm i Italisë në Benghazi të Libisë.

de Canctis po ashtu ka shërbyer në ambasadat italiane në Tripoli, Bernë dhe Kiev.

“Jam i lumtur t’i bashkohem Prezencës në Shqipëri dhe të çoj përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Prezencës dhe vendit pritës”, – tha ambasadori De Sanctis.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë