Bota

Biden-Macron: Mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Gazeta Si – “SHBA dhe Franca do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Kështu deklaruan Joe Biden dhe Emmanuel Macron në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy presidentët “riafirmojnë mbështetjen e vendeve të tyre për Ukrainën dhe marrin përsipër t’i ofrojnë asaj ndihmë politike, të sigurisë, humanitare dhe ekonomike”.

Sipas mendimit të tij, Macron tha se një tryezë bisedimesh me Vladimir Putin për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës, është ende e mundur.

Megjithatë, presidenti francez theksoi se paqja e drejtë nuk është një paqe që mund t’u imponohet ukrainasve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë