Gazeta Si – Të paktën 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftën me Rusinë, por shifra mund të arrijë deri në 13,000.
Ky është bilanci jo zyrtar nga Shtabi i Përgjithshëm, i cituar nga Mykhailo Podolyak, bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Volodymyr Zelenski, në një intervistë për Channel 24.
Vetë Zelenski do t’i japë numrat zyrtarë “kur të vijë koha”, shtoi ndihmësi i tij. Qershorin e kaluar, kur rusët dhe ukrainasit luftuan për kontrollin e Luganskut lindor, ishte Zelenski ai që tha se Kievi po humbte 60 deri në 100 ushtarë në ditë, të vrarë në aksion dhe rreth 500 ishin plagosur në terren.
Sa i përket trupave ruse, numri i ushtarëve të vdekur është zyrtarisht 5.937, por muajin e kaluar gjenerali amerikan llogariti numrin e të vdekurve dhe të plagosurve në radhët ruse në 100.000, po aq sa ata të ukrainasve.
Asnjë nga këto shifra nuk mund të verifikohet, por është e qartë se si rusët, ashtu edhe ukrainasit priren të minimizojnë numrin e vdekjeve ushtarake në mënyrë që të mos demoralizojnë trupat që ende luftojnë.
Sakaq, më shumë se 1.300 të burgosur janë kthyer në Ukrainë që kur trupat ruse nisën pushtimin e vendit, tha të enjten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pas një tjetër këmbimi të të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Pas këmbimit të sotëm, tashmë 1.319 heronj që janë kthyer në shtëpi”, tha Zelensky në Instagram, duke postuar një foto që tregon disa dhjetëra burra që mbajnë flamuj ukrainas. “Nuk do të ndalemi derisa t’i kthejmë të gjithë njerëzit tanë”, tha ai.
Shefi i stafit të kabinetit të Zelenskit, Andriy Yermak, shtoi se 50 ukrainas janë kthyer në shtëpi gjatë këmbimit të fundit.
Në korrik, dhjetëra ushtarë ukrainas vdiqën pas bombardimeve të burgut Olenivka në rajonin lindor të Donjeckut. Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmet.
Burgu Olenivka është nën kontrollin e autoriteteve të mbështetura nga Rusia në Donjeck që nga viti 2014, dhe kushtet në këtë burg thuhet se janë të rënda.
Në një takim me Kryqin e Kuq në tetor, Rusia tha se mbante rreth 6.000 robër lufte ukrainas. Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës –puthuajse 300 persona – në shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje