Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është perimetër i sigurisë në datën 6 dhjetor ditën kur mbahet në Tiranë, Samiti i BE-së-Ballkani Perëndimor.
Sali Berisha tha për herë të parë të dielën se ai do të protestojë në cdo rruge, përvec asaj të përcaktuar nga siguria, duke lënë të kuptohet me gjasë se nuk do të jetë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” vendi për protestë.
“Nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës se ku mblidhen që ne nuk kemi ndërmend, jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e liderëve europianë dhe mirëmbajtjen e samitit. Mjerë Rama dhe Çuçi.
I them Edi Ramës se demokratët protestojnë në qytet, në shesh, por e dinë mirë se burimi i të zezave është në Surrel.
Aty burojnë të zezat e këtij vendi.
Por vendimi është për të protestuar në qytet.
Policia nëse është porositur të përballet me opozitën, bën gjënë më të gabuar”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje