Politike

Rama për primaret e PD: Ne jemi të pathyeshëm

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet në 14 maj, teksa u pyet të dielën për primaret që  po zhvillohen në PD.

“Jemi të pathyeshëm, kështu që këto janë zgjedhje me një rëndësi të veçantë, i kemi dhënë shumë rëndësi, ju jeni edhe dëshmitar, përsosim në çdo zgjedhje organizimin tonë dhe jemi një makineri që nuk thyhet, të tjerët i duartrokasim në përpjekje për t’u përmirësuar, por janë shumë larg nesh, ne pastaj e paguajmë me akuza jo na i grabitët, jo na vodhën, ne zgjedhjet i fitojmë”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë