Politike

Primaret në PD, Meta ’merr’ katër bashki, Dule tre, një minoritetit maqedonas  

Partia Demokratike do të zhvillojë një raund të dytë votimesh për primaret të dielën e 11 dhjetorit në 6 bashki, ndërsa ka “mbyllur” hesapet me aleatët lidhur me zonat e lira që ai u ka lënë.

Duke filluar nga Ilir Meta i cili ende nuk ka komentuar primaret ku një prej kandidatëve të tij ai në Kamzë, Shemsi Prençi hodhi një mal me akuza për procesin e votimit.

Meta ka dalë nga këto primare me katër kandidatë për tu përballur me ata të PS-së në zgjedhjet e 14 majit.

Në Kuçovë Partia e Lirisë do të garojë me Lefter Maliqin, Përrenjas me Suzana Topin, Memaliaj me Albert Malajn dhe Skrapar me Eugen Mustafallarin.

Primare Berisha zgjodhi të mos ketë vetëm në 4 bashki të vendit, Himarë, Finiq e Dropull të cilat i lihen në dorë Vangjel Dules dhe Pustec, që i lihet partisë minoritare maqedonase.

Në Malësinë e Madhe, Berisha njoftoi se nuk ka votim, duke e shtyre procesin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë