Samiti i Bashkimit Europian që do të mbahet në Tiranë, do t’i japë një mbështetje të hapur vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pasojat e agresionit të luftës në Ukrainë, ku liderët do të diskutojnë sesi të trajtohen pasojat negative në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.
Në fokus do të jetë edhe çështja e sanksioneve ndaj Rusisë. Edhe në këtë takim mësohet se do të bëhet thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, që prek në mënyrë indirekte Serbinë.
Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës.
Kjo përfshin luftimin e manipulimit të informacionit të huaj dhe përmirësimin e sigurisë kolektive kibernetike.
Një tjetër çështje është ajo e migracionit të paligjshëm. BE kërkon luftë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku përparësi kërkohet bashkëpunimi me misionin Frontex. Udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamjet për trajtimin e përbashkët të menaxhimit të migracionit pasi numrat në rrugën migratore të Ballkanit Perëndimor janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Kjo përfshin harmonizimin e politikës së liberalizimit të vizave të BE-së dhe bashkëpunimin në sistemet e kthimit. Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e radikalizimit.
Komisioni do të raportojë mbi zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investimeve pothuajse 30 miliardë euro për të ndihmuar në nxitjen e rimëkëmbjes afatgjatë të rajonit. Për më tepër, Komisioni do të informojë për Paketën e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për të gjithë Ballkanin Perëndimor të paraqitur nga presidentja Urusula von der Leyen në nëntor për të ndihmuar familjet e cenueshme dhe ndërmarrjet e mesme dhe të vogla të zbutin çmimet e larta të energjisë dhe të avancojnë investimet kyçe në infrastrukturë për të diversifikuar energjinë, furnizimet, duke kërkuar që të nxisin prodhimin e burimeve të rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë.
Ndërkohë që pritet të ketë edhe një deklaratë që do të firmoset nga përfaqësuesit e lartë Komisionit Europian, së bashku me ministren e Energjisë, Belinda Balluku, ku shprehet angazhimi i vendeve të Unionit për heqjen e tarifave roaming. Sot pasdite në ora 19:00, kryeministri do të japë një darkë informale me liderët e KE-së që kanë mbërritur në vilën qeveritare 30. Nesër të mbërrijnë udhëheqësit europianë kancelari gjerman Sholz, presidenti francez Makron, etj. Sesioni i parë i samitit fillon në orën 11:00, ndërsa sesioni i dytë i saj vijon në 12:15. Në fund, Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel; Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët. Në agjendë është parashikuar edhe miratimi i një deklarate përbashkët.
Samiti
MBËRRITJA E LIDERËVE 09:30
FIRMOSJA E MARRËVESHJES ROAMING 10:00
VIJON MBËRRITJA E LIDERËVE TË TJERË 10:15
11:00 SEANCA PLENARE (I)
11:45 FOTO FAMILJARE
12:15 SEANCA PLENARE
14:30: Konferenca e liderëve, presidenti i këshillit të europës, Charles Michel; presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe Kryeministri i republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje