Politike

Edi Rama: Dhuna ndaj udhëheqësit të protestës e pajustifikueshme

Ende pa filluar konferenca për shtyp me liderët e BE-së ditën e Samitit, kryeministri Edi Rama ka dënuar incidentin e të martës në protestën e PD-së ku një person goditi me grusht Sali Berishën. Rama nuk e ka përmendur me emër Berishën por thekson se akti është i pajustifikueshëm

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në reagim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë